Tahiri i reagon ashpër BE-së: Për çfarë neutraliteti bëhet fjalë?

11:56 | 25 Shkurt 2021

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, i ka reaguar Bashkimit Evropian i cili në arsyetimin për fotografinë prapa Miroslav Lajçak, ku Kosova paraqitej pjesë e Serbisë, tha se BE ka status neutral.

Kjo deklaratë, erdhi nga zëdhënësi i BE-së për politika të jashtme dhe çështje të sigurisë, teksa ka shkaktuar reagimin e Edita Tahirit.

Kjo e fundit me anë të një postimi në Twitter, ka pyetur se për çfarë neutraliteti bëhet fjalë kur 22 vende të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE kanë njohur shtetin e pavarur të #Kosovës. 22 e kanë njohur dhe, vetëm 5 ende nuk e kanë njohur. Për çfarë lloj ‘neutraliteti statusi’ po flasin disa zyrtarë të # BE-së?”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara