Kandidati për deputet në listën e PDK-së, Abelard Tahiri ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë, nën akuzat e Gjykatës Speciale.
Tahiri në postimin e bërë tha se e ka njoftuar Thaçin që në protestën e nesërme në Shkup do të dëgjohet fuqishëm zëri i shqiptarëve.
Nesër do të mbahet protesta e radhës e organizuar nga OVL e UÇK-së në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Postimi i plotë:
Gjithmonë emocionuese me bisedu me presidentin Thaçi. Në bisedën telefonike që pata sot me të, e njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, sepse kur kërkohet drejtësi, nuk ka kufij. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët, për ata që i dhanë liri këtij vendi dhe dinjitet këtij populli!
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...