Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pas takimit me kryetarët e rinj të veriut, ka bërë thirrje për përmbajtje.
Pas takimit që pati me Ilir Pecin dhe Izmir Zeqirin, kryetarë të Zveçanit, respektivisht Zubin Potokut, Szunyog ka shkruar se kryetarët e rinj nuk duhet të bëjnë diçka që mund ta përshkallëzojë situatën.
Ai ndjeu keqardhje që në takim nuk shkuan kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi.
“I lumtur të pres në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit Ilir Peci dhe Zubin Potokut Izmir Zeqiri sot në zyrën tonë, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri Kosovë. Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Në takimin e thirrur sot nga ambasadori amerikan në zyret e BE-së, morën pjesë vetëm kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, të cilët vijnë nga PDK-ja, ndërsa në takim munguan ata të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, që të dy këta nga VV-ja.
Pas takimit, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka shprehur shqetësimin e ShBA-ve për situatën e krijuar në veri, teksa ka thënë që kryetarët e rinj duhet të ushtrojnë funksionin e tyre, por jo në objektet komunale./Arbresh.info/
🧵Happy to host @USAmbKosovo and the newly elected mayors of Zvecan/Zveqan, Mr Ilir Peci, and Zubin Potok, Mr Izmir Zeqiri in our office today, with whom we discussed the current developments in northern 🇽🇰Kosovo.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 29, 2023
LEXO EDHE
Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po...
Rama publikon 100 projektet e realizuara gjatë muajit gusht ...
Lajçak takohet me eurodeputetin Bilcik, diskutojnë për situa...
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në Roterdam
Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta do...
EBA bën thirrje për kthim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë