Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, ka vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ku u prit nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Në pritje merrnin pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneral majori Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, Faruk Geci, drejtor i Politikave dhe Planeve, etj.
Me këtë rast, zv. ministri Ramadani, i ka uruar lirimin nga burgu Sylejman Selimit, duke i dëshiruar shëndet dhe qëndrim të këndshëm në mesin familjar, shokëve dhe miqve.
Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e ka njoftuar zotin Selimi, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe tranzicionin e saj në ushtri të Kosovës, dhe themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga ana e tij, ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi, ka përgëzuar stafin e saj, për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës.
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit