Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi në një intervistë për portalin arbresh.info ka folur për gjendjen e tij duke thënë se ai do të marrë trajtim edhe javët në vazhdim.
“Sylejman Selimi nuk është hera e parë që është i shtrirë në spital, për shkak që ka probleme të rënda shëndetësore, por që kanë të bëjnë me çështje që ndërlidhen me periudhën e luftës, dhe Selimi ka marrë trajtim mjekësor edhe para arrestimit të tij që ka ndodhur në vitin 2012 për rastin Drenica 1 dhe 2. Ka qenë i hospitalizuar edhe në kampin Bondsteel Amerikan, dhe ka pasur trajtime edhe në Zvicër edhe në Gjermani. I bije që kemi të bëjmë më çështje jashtëzakonisht serioze, dhe ai për më tepër se një muaj është i shtrirë në spitalin e Prishtinës. Ka pasur vetëm një ndërprerje të vogël për çështje teknike, mirëpo është në vazhdim të trajtimit mjekësor, e që sigurisht do të vazhdojë edhe me javë të tëra”, ka thënë ai./arbresh.info
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...