Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka kaluar natën e vitit të ri jashtë burgut.
Fotografitë me të i ka bërë publike Jahir Morina Gipa, pronar i kompanisë ‘Princesha’, që merret me ndërtimtari.
Ai në Facebook ka shkruar se vitin e ri e ka festuar me Sylejman Selimin dhe familjen e tij.
“Është nder dhe kënaqësi që festen e vitit të ri 2019 ta kalosh duke festuar me familjen dhe me Gjeneral Sylejman Selimin ! Uroj që ky vit ta sjellë atë pranë familjes dhe kolegëve ne Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Morina Gipa.
Në anën tjetër, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi për KALLXO.com tha se Selimit i kanë takuar dy ditë lirim.
“Po i ka pasur dy ditë pushim në vikend, kjo ka ndodhur sipas ligjit”, tha Thaçi
Sylejman Selimi është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi që është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.
Gjykata e Apelit i kishte bashkuar dënimet për rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2” dhe e kishte dënuar Sylejman Selimin me dënim unik prej 10 vjetësh.

Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...