Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Lituanisë, Vladislav Kondratovič dhe një delegacion të lartë të Ministrisë së Brendshme, të cilët po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë, rendit publik, luftimit të krimit të organizuar, migracionit dhe menaxhimit të kufijve.
Ministri i Brendshëm i Lituanisë,Vladislav Kondratovič, u shpreh i impresionuar me progresin që Kosova ka bërë në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe theksoi gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin me vendin tonë.
Në anën tjetër, Ministri Sveçla shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Lituania ka dhënë në vazhdimësi për Republikën e Kosovës.
Të dyja palët u zotuan për vazhdimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve të ndërsjella në fushën e sigurisë, forcimin e bashkëpunimit në këtë sektor, si dhe shkëmbimin e përvojave për forcimin e institucioneve të sigurisë.
Në kuadër të këtij takimi, të dy ministrat nënshkruan Protokollin për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë për Ri-pranimin e personave pa autorizim.

Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...