Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se dy personat në veturën në Leposaviq, qëllimisht goditën automjetin e Policisë së Kosovës, duke “vënë në rrezik jetën e policëve”, që sipas tij, detyroi policët që të shtinin në drejtim të kësaj makine.
“Dua të jem i qartë: çdo formë e dhunës kundër policëve tanë nuk do të tolerohet”, shkroi ai në Twitter.
Më herët gjatë 23 janarit, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq deklaroi se i plagosuri M.D. është transportuar me urgjencë në spitalin e Kralevës. Sipas tij, njësitë policore të Kosovës “kanë qëlluar” automjetin me serbë “vetëm sepse [ata] nuk kanë dashur të lejojnë që policia t’i keqtrajtojë pa asnjë bazë dhe arsye”.
Deeply concerned about the recent incident in Leposaviq.Two persons with a vehicle,attempt to evade a police checkpoint.They hit KP car intentionally and put the lives of police officers in danger. KP officers were forced to fire at vehicle’s direction to neutralize situation.1/2
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) January 23, 2023
Sipas Petkoviqit, i plagosuri “është qëlluar në pjesën e majtë të kraharorit dhe ka plagë me armë zjarri”.
Nga spitali në Kralevë thanë se gjendja e pacientit është stabile.
Ndërkaq, Petkoviq tha se në veturën, që po qarkullonte në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, përveç M.D, ishte edhe D.S, i komunitetit serb, i cili nuk ka pësuar lëndime.
Ai përsëriti se njësitë speciale të Policisë së Kosovës “nuk kanë çfarë kërkojnë në veri të Kosovës”./REL/
Sherr me mjete të forta mes të rinjsh në një lokal në Kamëz
Serge Gnabry u ndëshkua nga Bayern Munich se shkoi në “Javën...
SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 10...
Parashikimi i motit për këtë vikend
Në ditën e Përkujtimit të Holokaustit, Kurti kujton familjet...
Bulliqi mbështet propozimin e Muratit për faljen e tatimit n...