IPK është njoftuar sot pas mesnatës nga Policia e Kosovës lidhur me një rast ku dyshohej se ishte përfshirë një zyrtar policor.
Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Vërmicë gjatë kontrollit të një veture të cilën ishte duke vozitur një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) kanë gjetur municion për gjueti (1074 fishek të pushkës për gjueti).
“Pas njoftimit nga policia, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas konsultave me prokurorin kujdestar është hapur rasti me dyshimin se nga zyrtari policor është kryer vepra penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.
Rasti do të hetohet në procedurë të rregullt kurse nga IPK është dhënë rekomandimi për suspendimin e zyrtarit të përfshirë në këtë rast”, njofton IPK. /arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë