Politikani Surroi ka thënë se përveç luftës kundër Serbisë, shqiptarë e Kosovës kanë luftuar edhe kundër njëri-tjetrit për të marrë primatin politik.
Ai ka thënë se pakkush do të kishte menduar që mbas tetë vjetësh Kosova do të zhytej në një krizë ekonomike dhe shoqërore dhe që tetë vjetorin do ta priste me demonstrata.
“Ne kemi të bëjmë me faktin se jemi një shtet i papërfunduar dhe kemi hyrë në pavarësi si të tillë. Një pjesë e fajit për këtë është edhe faktori shqiptar. Në Rambouillet ne kishim një moment premtimin e nënshkruar se me formulimin që i bënim në Ramboulliet, mbas tre vjetësh do të kishim të drejtën për referendum. Por ishin jo unikë dhe për këtë arsye dështoi mbajtja e referendumit dhe si pasojë edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Surroi, transmeton Koha.net.
Në luftën politike ndërshqiptare në Kosovë faktor kryesor sipas Surroit, ka qenë dhe ka mbetur Hashim Thaçi.
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA