Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik që e kishte paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi kjo e fundit e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e tyre.
AAK-ja përmes ankesës në Supreme kishte kërkuar që të anulohen dhe të shpallen të paligjshme zgjedhjet komunale të 12 Tetorit 2025 në Komunën e Junikut e të urdhërohej KQZ –ja që të bënte pastrimin e listave dhe largimin e të gjithë atyre votuesve të cilët janë regjistruar si banorë-votues të Junikut në tre muajt e fundit para zgjedhjeve të 12 Tetorit 2025, dhe që kjo komunë të shkonte në rivotim.
“Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, pretendimet se në mënyrë të kundërligjshme janë lejuar ndryshimet e vendbanimeve mund të jetë objekt shqyrtimi i Prokurorisë për hetim të mundshëm në drejtim të elementeve të veprës përkatëse penale, por jo si parregullsi që lidhet me ditën e votimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme për refuzimin e ankesës së AAK-së.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...