Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Prizrenit.
“Ankesa e këtij subjekti është dorëzuar me kohë, në zyrat e postës publike me datë 24.11.2021, ndërsa në Gjykatën Supreme të Kosovës, përmes postës, është pranuar më 02.12.2021, në ora 9.30 minuta. Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore, ku parashihet se “Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar..” e konsideroi si të afatshme ankesën dhe pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, është e pabazuar”, thuhet në njoftim. /arbresh.info
Gardiani i Kosovës në “radarin” e Juventusit
Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme
Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen n...
Oficeri Alban Haziri u shpall ndër sportistët më të dalluar ...
Reshje të shumta e vërshime – Droni i Reuters’it tregon gje...
Numërohen 90% e votave me kusht, kjo është renditja e partiv...