Një patrullë e Policisë së Kosovës sot është sulmuar në Istog.
Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar katër persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë arbresh.info se rasti ka ndodhur rreth orës 17:30 në afërsi të stacionit të autobusëve në Istog.
Sipas tij, derisa vetura e policisë po patrullonte, është vërejtur një autobus i ndaluar ilegalisht, mirëpo pas kërkesës së policisë për largim të veturës, katër të dyshuarit kanë fyer dhe sulmuar zyrtarët policore.
“Sot rreth orës 17:30 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” afër stacionit të autobusëve në Istog, derisa Policia ishte duke rregulluar trafikun një autobus ishte ndaluar ilegalisht, dhe pas kërkesës së Policisë që ai të largohet nga rruga disa persona kanë fyer policitë dhe kanë sulmuar patrullën e Policisë”, ka thënë Gashi.
Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...