Policia e ka arrestuar, I.Xh.( 54), nga Shtimja, me dyshimin e bazuar se i njëjti e kishte goditur me sëpatë viktimën, Sh. B.( 51), nga fshati Lluzhak i Shtimes, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.
Raportet e para të policisë sqarojnë se, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal në malin e të dyshuarit. Dyshohet se viktima ka qenë duke prerë dru në malin e të dyshuarit, me ç’rast edhe ka ardhur deri te konflikti.
Viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me rastin, prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë për të dyshuarin.
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...
Feronikeli ’74 ndan rrugët me trajnerin Granit Begolli
NASA emëron astronautët e ardhshëm për programin Artemis në ...