Një person është plagosur dhe dy të tjerë janë sulmuar me revole gjatë ditës së djeshme në një kompani të sigurimeve në Leposaviq.
Sipas raportit të Policisë, që të tre u sulmuan me armë zjarri nga disa persona, të cilët Policia ende nuk i ka gjetur, përcjell arbresh.info.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Mitrovicës dhe është jashtë çdo rreziku të mundshëm.
GRABITJE NË TENTATIVË
Leposaviq 08.12.2022 – 11:35. Viktima mashkull kosovar punëtor i kompanisë së sigurimit, ka pësuar lëndime pasi që i njëjti së bashku edhe me dy punëtor të kompanisë, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me armë zjarri derisa ishin në vendin e tyre të punës. Viktimës për shkak të lëndimeve, i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Mozzik ofron 20 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
“Bashkë ia dalim” – Mbrëmje humanitare për familjet që pësua...
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukraina...
Ndihmës Sekretarja e Shtetit në ShBA: Kosova dhe Serbia duhe...
Pritet në Pentagon ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, disku...
AAK ‘përshëndet’ me video VV-në, ia përmend punësimet e fami...