Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për qeverisjen e tij katërvjeçare.
Për herë të parë Kurti foli për Gjykatën Speciale, duke dhënë edhe arsyet se pse nuk shkoi t`i vizitojë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, tha Kurti në RTK.
Kurse sa i takon sulmit në Varagë të Zubin Potokut, në kanalin Ibër-Lepenc, ai tha se po i duket se gjithçka qon në atë që “partnerët tanë ndërkombëtar nuk po duan ta fajësojnë Serbinë, e neve për sherr në ato qaste nuk patëm një dronë përmbi kanal”.
Ai foli edhe për emërimin e Kryeprokurorit të shtetit dhe shtroi pyetjen pse kur tre liderët kryesor të shtetit nuk janë dakord që ky person të bëhet Kryeprokuror i shtetit, pse insiston ai?
Ndërsa i pyetur për shumë rastet e hapura, si ai i ambalazhuesve të ujit, afera e vajit dhe grurit, rasti i KEK-ut, të Krasniqit, e raste të tjera Kurti tha se Krasniqi i ka sjell KEK-ut 105 milionë euro.
“Drejtori, kryeshefi Krasniqi i solli 105 milion fitim KEK-ut për vitin 2022. Ky i ka çmendur kundërshtarët tanë, një pjesë e të cilëve janë në prokurori, dhe ky sulëm është bërë ndaj suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij”, tha ai
Kryeministri foli edhe për të arriturat e vendit gjatë qeverisjes së tij.
“Kemi pasë rritje ekonomike impresive në këto 4 vjet, mesatarja ka qene 6 për qind e bruto prodhimit vendor dhe në të njëjtën kohë kemi të hyra rekord tatimore, që më bënë jashtëzakonisht të lumtur, sepse tregon besimin e qytetarëve në institucione dhe njëkohësisht rritjen e ekonomisë tonë nëpërmjet të lulëzimit tonë privat”, tha Kurti.
“Sivjet është viti kur i kemi tejkaluar 3 miliardë euro të hyra buxhetore dhe këto janë 40 për qind më shumë se në vitin e parë të qeverisjes”, tha tutje Kurti.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik