Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shprehur mirënjohje për stafin e QKUK-së për intervenimin e shpejtë ndaj tre nga katër personat që u theren sot me thikë në Ferizaj.
“Falë reagimit të shpejtë nga Klinika Emergjente, dëgjova lajmin e mirë se gjendja e vajzës 10-vjeçare është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e personave të tjerë është kryesisht stabile, përveç personit i cili pavarësisht që është në ri animin këtu, mund të ndodh që të ketë nevojë edhe për një intervenim kirurgjik”, ka thënë Vitia për RTK-në.
Tre nga katër personat e therur me thikë në Ferizaj ishin sjell për trajtim në Emergjencën e QKUK-së.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:40, ku një person i moshës madhore në rrethana ende të pasqaruara ka therur me thikë katër kalimtarë të rastit.
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar