I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Syla është sulmuar të martën në “Bregun e Diellit”.
Rama thotë se fjala e lirë është fundament i shoqërive të lira.
”I indinjuar nga sulmi ndaj Valon Sylës. Fjala e lirë është fundament i shoqërive të lira dhe kushdo që tenton ta ndalojë, ka për synim ta vrasë lirinë e mbarë një shoqërie. Prandaj, dënojmë ashpër dhunën e djeshme, ndërsa Valonit i urojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook, të mërkurën./Arbresh.info/
lexo edhe:
Fillojnë hetimet për sulmin ndaj Valon Sylës, Prokuroria jep detaje
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...