Sulmet dhe kapja e Maduros nga SHBA, Kurti e mbështet operacionin “antinarkotik”, adreson edhe një kërkesë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Kosova e mbështet operacionin e SHBA-së në Venezuelë, duke thënë se është thelbësore të luftohet trafikimi i drogës.
“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se “Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë”.
Këtu Kurti pati edhe një kërkesë.
“Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake”.
SHBA-ja ka kapur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro dhe gruan e tij dhe kanë nisur një sulm “në shkallë të gjerë” kundër vendit, tha më herët presidenti Donald Trump.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja