Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, deri tek sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari poashtu i ka dëmtuar veturën viktimës.
“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë / 05.07.2025 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën m/k dhe të njëjtit i ka dëmtuar veturën. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...