Parlamenti Studentor përmes një njoftimi të bërë për media ka bërë thirrje për protestë, e cila do të nis nga ora 10:00, kjo për të kundërshtuar vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për bursa
Ky është njoftimi i plotë:
Këto ditë u karakterizuan me përpjeke të njëpasnjëshme nga ana jonë, lidhur me reagimin tonë të fundit kundër vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit.
Pas takimit me Ju ne u takuam me prorektorin për çështje mësimore, sekretarin e universitetit, rektorin dhe sot me kryetarin e KD-s, adresuam kërkesën tonë dhe ofruam propozime konkrete për zgjidhjen e tyre, mirëpo nuk u reflektua pozitivisht, andaj neve na mbetet opsioni i fundit duke kërkuar nga secili studentë të dal në mbrojtje titullit BURSIST.
Titulli duhet të jetë me kritere të caktuara paraprakisht për vitin vijues dhe jo të shfrytëzohet hapësira kohore si pretekst!
Nesër nga ora 10:00 fillon protesta e cila është reflektim nga takimet e njëpasnjëshme të cilat nuk ishin në favorin tonë! Ne duhet dhe meritojmë të trajtohemi ndryshe!
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...