Sot duke filluar nga ora 14:00, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të zhvillojë një debat direkt me qytetarët për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Për t’u siguruar që projekti i Termocentralit “Kosova e Re’ merr njohjen dhe transparencën e plotë dhe të nevojshme, dhe për t’u përgjigjur në të gjitha pyetjet e mundshme nga mediat, dhe qytetarët e Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik fton qytetarët në konferencën e cila do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në rrjetin social Facebook që në kohë reale të marrë pyetjet e gjithë pjesëmarrësve prezent si dhe qytetarëve të interesuar.
Lexuesit e KosovaPress do ta kenë mundësinë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhen në faqen zyrtare të KosovaPress-it në Facebook dhe të bëjnë pyetje për ministrin Stavileci.
Për ndërtimin e Kosova e Re, pritet të vijë një investim i madh privat që e tejkalon shumën prej 1 miliardë dollarëve, me të cilin do të sigurohet furnizim i mjaftueshëm me energji si një nevojë thelbësore për zhvillim ekonomik, si dhe deri në 10 mijë vende të reja pune të përkohshme e mbi 500 vende pune të përhershme, duke i përmbushur kushtet dhe kriteret nga Direktivat e Bashkimit Evropian sa i përket ambientit dhe zhvillimit social.
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...