Statovci: Kosova ka shumë sfida në rrugëtimin evropian

11:42 | 24 Maj 2017

Zëvendës Ministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci-Demaj në konferencën internacionale “Sfidat e Integrimit Evropian të Kosovës: bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet fqinjësore” tha sot se Kosova si një shtet i ri, ka përparuar shumë në detyrat e dhëna nga BE-ja, por sipas saj, në këtë drejtim duhet ndihmë më e madhe.

Demaj po ashtu tha se është e rëndësishme për Kosovën të ndërtojë marrëdhënie të mira me shtetet fqinje të Ballkanit, po ashtu duke e marrë parasysh që Ballkani gjithmonë ka qenë pikë e dobët e BE-së ndër vite, është edhe në interesin e tyre të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes këtyre shteteve.

Zëvendësministrja u shpreh se Kosova ka shumë sfida, duhet ende të ndërtojë dhe konsolidojë shtetësinë , pastaj vijnë detyrat për të ndërtuar dhe përmirësuar raportet me shtetet fqinje si dhe detyrat për vazhdimin e rrugës evropiane.

Konferenca është organizuar nga Qendra Austriako-Franceze për Rivendosjen e Marrëdhënieve Shoqërore në Evropë në bashkëpunim me institutin GAP, Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara