Spitalet e Përgjithshme të gatshme për të përkrahur fushatën e vaksinimit

12:33 | 12 Maj 2021

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mbajtur takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme.

Në takim është diskutuar në lidhje me menaxhimin e situatës me COVID-19, trajtimin e rasteve të tilla në spitalet e përgjithshme, poashtu referimin e rasteve nga spitalet e përgjithshme për në klinikat e QKUK-së dhe mundësia e përkrahjes së fushatës së vaksinimit nga ana e spitaleve të përgjithshme.

Drejtori Krasniqi falënderoi spitalet për punën që kanë bërë në menaxhimin e rasteve me COVID.

Ai kërkoi nga drejtorët që spitalet e përgjithshme të shfrytëzojnë maksimalisht kapacitetet infrastrukturore dhe profesionale dhe referimet për QKUK të bëhen vetëm në rastet kur një shërbim nuk mund të ofrohet në spitalin përkatës.

Spitalet e Përgjithshme shprehen vullnetin dhe gatishmërinë që në rast nevoje të përkrahin zbatimin e planit të vaksinimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara