Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi, të marr pjesë në ceremoninë e varrimit të babit të tij, Haxhi Thaçi.
Me anë të një postimi në X, Rama e ka quajtur Gjykatën Speciale një ‘gjykatë turpëruese’, transmeton Arbresh.info.
“Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm”, ka shkruar Rama.
LEXO EDHE:
Specialja nuk e lejon ish-Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait
Ndryshe, babi i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë të dielën në QKUK, tri ditë pas takimit me të birin, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në fshatin Burojë të Skenderajt.
Lidhur me moslejimin nga Specialja për të marr pjesë ish-presidenti në varrim, ka reaguar edhe OVL e UÇK-së duke thënë se ky veprim është një akt i qëllimshëm dhe dashakeq i Gjykatës Speciale që ka për qëllim denigrimin jo vetëm të ish-presidentit por edhe të familjes së tij./Arbresh.info
A new low from a shameful and shameless tribunal that has turned international justice into a charade, democratic rights into empty words, and the goodwill of the Kosovo Parliament into the most brutal of boomerangs! pic.twitter.com/yfzQt2Vw9t
— Edi Rama (@ediramaal) March 17, 2025
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...