Dhomat e Specializuara të Prokurorisë që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale e kanë ftuar edhe një ish pjesëtar të UÇK-së.
Agim Kuqi nga Suhareka është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për t’u intervistuar nga Specialja.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar vetë Kuqi, i cili po ashtu ka treguar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Kuqi është i afërt i deputetit të AAK-së, Blerim Kuqit i cili ditë më parë po ashtu mori ftesë nga Specialja.
Kujtojmë, se Prokuroria e Specializuar ka ftuar edhe figura të profilit të larët për intervistim, duke përfshirë Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...