Komuna e Prishtinës dhe Emergjenca janë gati për temperaturat e larta që pritet të jenë sot.
Ka qenë vetë Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, i cili ka bërë apel që qytetarët ta shmangin diellin nesër nga ora 10 deri në ora 17:00.
Gati për temperaturat e larta është edhe Emergjenca në Prishtinë.
“Në bashkërendim të plotë kemi bërë angazhimet e nevojshme dhe mbolizim me të lartë”.
“Qendra e Mjekësisë urgjente rregullisht i ka tri ekipe nesër e kemi një plus”, tha Bujar Gashi në Klan Kosova.
“Temperaturat e larta sjellin përkeqësime të ndryshme. Kujdes më të madh duhet të kenë fëmijët, personat e moshuar dhe persona me sëmundje kronike”.
Gashi ka treguar se gjatë ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve, pas rritjes së temperaturave në vend.
Komuna e Prishtinës, poashtu ka vendosur dy cisterna me ujë në sheshet e Prishtinës që qytetarët do t’i përdorin për pijë dhe freskim.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se temperaturat gjatë ditës së nesërme do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...