Sot, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila pritet të ketë një ndikim të rëndë për qytetarët dhe bizneset.
Aktivistët dhe qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 15% të tarifave të energjisë elektrike.
Luan Hasanaj, organizatori i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe bizneset.
Ai ka kërkuar që të gjitha bizneset, në shenjë solidarizimi, të mbyllin lokalet e tyre për një orë, nga ora 15:00 deri në 16:00.
Hasanaj ka thënë se kjo rritje e çmimit të energjisë nuk është vetëm barrë për qytetarët, por edhe për bizneset, duke rritur kostot e operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit