Lidhja Demokratike e Kosovës sot prej orës 11:00 do të mbajë mbledhjen e kryesisë së re të partisë e cila u zgjodh pasditen e djeshme.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se gjatë kësaj mbledhje do të vendoset emri për mandatarin për kryeministër nga kjo parti.
Sipas tij, mbledhja do të zgjasë derisa të dalë propozimi për kandidatin për kryeministër duke lënë të nënkuptohet se ajo edhe mund të zgjasë.
Mustafa tha se në partinë e tij ka 4 apo 5 figura të cilët do të mund të ishin mandatarë.
Në lidhje me koalicionet, Mustafa paralajmëroi Lëvizjen Vetëvendosje se nuk do të heqin dorë nga pozita e kryeministrit. Sipas tij, LDK-së nuk i ngutet për koalicione dhe se parimisht janë që të hyjnë vetëm në zgjedhje.
Ndryshe, kryesia e sotme e LDK-së sot vetëm do të propozojë emrin për mandatar pasi fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...
Hazard: Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë në histor...
Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokuroris...