Si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik, dje në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta i riu, Arbnor Ademi, i cili kishte ardhur nga kurbeti në pushime në vendlindje.
35-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes pasi nuk arriti t’i përballojë plagët e rënda që mori në aksident.
Sipas njoftimit të famijarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00 në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.
“Me pikëllim të thellë i njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë, shokët se varrimi i më të dashurit tonë Arbnor Muhamet Ademi bëhet me datën 06.01.2023 në orën 15:00, në fshatin Grackë e Vjetër. Te pikëlluar familja Ademi”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...