Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023.
Në njoftimin për media nga kjo ministri bëhet e ditur se ceremonia do të mbahet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:45.
Në njoftim thuhet gjithashtu se në këtë ceremoni do jenë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare si dhe familjarë të ushtarëve.
“Ftojmë mediat të përcjellin ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023. Ceremonia do të mbahet nesër (e premte), më 22 shtator 2023, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:45. Të pranishëm në këtë ceremoni do jenë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare si dhe familjarë të ushtarëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...