Partitë e përbërjes së re qeveritare sot i fillojnë bisedimet për ndarjen dhe emrat e mundshëm të zëvendësministrave dhe drejtorëve në institucionet shtetërore.
Jozyrtarisht, sot mund të mbahet edhe takim, ndërsa temë bisede mund të jenë emrat e eshalonit të dytë dhe të tretë. Për momentin nuk ka informata nëse takimet do të kombinohen edhe me pjesëmarrjen e liderëve.
Nga bisedat pritet që partitë shqiptare të kenë katër ose pesë vende të zëvendësministrave, edh atë në Financa, MPB, Transport dhe lidhje, Arsim dhe Mbrojtje. Ndarja e funksioneve mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, do të varet nga numri i zëvendësministrave.
Nëse shqiptarët marrin pesë zëvendësministra, tre do të ishin të BDI-së ndërsa dy të Aleancës. Nëse numri i tyre është katër, atëherë ndarja do të jetë 3-1.
Emrat që tash për tash përfolën për zëvendës në MPB janë Blerim Bexheti dhe Zemri Qamili nga BDI, por edhe Zulfi Adili, nëse numri i zëvendësministrave është pesë.
Për zëvendës në Financa përmendet emri i Ilmi Azirit, nëse Aleanca merr zëvendës në këtë sektor. Si emër më i sigurt për zëvendësministër, jozyrtarisht është emri i ish nënkryetarit të Kuvendit, Rafis Aliti, ndërsa burimet e Alsat M thonë se emri i tij përfolët si zëvendësministër i transportit dhe lidhjeve.
Në këtë mënyrë do relativizoheshin edhe pakënaqësitë e degës së Sarajit e cila në këto zgjedhje nuk mori asnjë ministër, për dallim nga dega e Gostivarit, nga e cila ka kryetar kuvendi, zëvendëskryeministër dhe ministër.
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...