Sot 13 vite nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës

07:08 | 9 Prill 2021

Sot  janë bërë  13 vite që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 prill 2008 u ratifikua Kushtetuta e Kosovës, dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një vendi, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve.

Shumica e kësaj kushtetute është nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, ku u ka dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kjo Kushtetut definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8.

Ndryshe Kushtetuta ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Andaj 9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë kështu të gjitha  institucionet sot e kanë ditë pushimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara