“Babai” i bombës bërthamore iraniane Mohsen Fakhrizadeh u ekzekutua me një mitraloz të komanduar nga një satelit me “inteligjencë artificiale”. CNN raporton se Fakhrizadeh u qëllua për vdekje në 27 nëntor, teksa ndodhej në një autokolonë jashtë Teheranit.
Ndërkohë që është ndërtuar edhe skema në 3D e vrasjes së arkitektit të bombës bërthamore, që ekzekutohet në momentin që autokolona futet në rrethrrotullim. Goditja Mohsen Fakhrizadeh i vjen nga një mitraloz që ishte montuar në një kamion në krah të rrethrrotullimit.
Kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se u përdorën “metoda speciale” dhe pajisje elektronike. Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare u shpreh se ishte se një mitraloz i montuar në kamionçinë “Nissan” i pajisur me një sistem inteligjent satelitor./abcnews.al/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...