Spitali i ri Pediatrik-Kirurgjik “Sheika Fatima”, u përurua më 13 shtator të këtij viti me shumë bujë ku të pranishëm ishim edhe krerët shtetëror, por ende ka mbetur pa u funksionalizuar.
Edhe pas më shumë se tre muaj, kur edhe u përurua, në këtë spital nuk është dhënë as edhe një shërbim.
Kujtojmë se, ky spital është në vlerë 22 milionë euro donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Më 21 mars të vitit 2016, ish-presidentja, Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, atë kohë ministre e shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, kishin vënë gurthemelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, në hapësirat e QKUK-së.
Ndërsa, realizimi i këtij projekti ishte paraparë të përfundojë në vitin 2018./A.ZEKA/arbresh.info/
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...