S’ka kuorum për rezolutën mbi personat me nevoja të veçanta – seanca përfundon

18:18 | 3 Dhjetor 2020

Ka përfunduar debati parlamentar i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për personat me nevoja të veçanta.

Ani pse gjatë tërë ditës kanë diskutuar, të zgjedhurit e popullit nuk kanë mundur të votojnë në fund rezolutën e iniciuesit të debatit, deputetit Fetah Rudi, përcjellë Klan Kosova.

Kjo pasi, vetëm tridhjetë deputetë ishin prezentë në sallë, duke pamundësuar të hidhet në votim në seancën e sotme.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci bëri të ditur se e njëjta do të hidhet në votim nesër, pas seancës së jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

”Në mungesë të kuorumit për votim nesër pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshëm menjëherë do të hidhet për votim edhe kjo projekt-rezolutë”, deklaroi ajo. /Arbresh.info/

Lajmet më të lexuara