S’ka kuorum, draft-rezoluta e PDK-së kundër rritjes së çmimit të rrymës do të hidhet në votim të mërkurën

20:17 | 24 Janar 2022

Në mungesë të kuorumit rezoluta e propozuar nga PDK dhe e mbështetur nga dy partitë tjera opozitare LDK e AAK nuk është hedhur në votim për të cilën do të vendoset në seancën e të mërkurës.

Shefi grupit parlamentare të PDK-së Abelard Tahiri duk prezantuar pika e kësaj draft rezolute tha se ata kërkojnë që “Kuvendi e obligon Qeverinë të refuzojë propozimin aktual të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës dhe të kërkojë propozim alterantiva të reja që kanë për bazë mbrojtjen e konsumatorëve. Tarifat e reja të shtyhen drejt muajve të verës, në mënyrë që konsumatorët të kenë hapësirë për të bërë zëvendësim të mënyrës se si ngrohin banesat. Çdo propozim eventual i rritjes së tarifave të shoqërohet me normë të reduktuar të TVSH-së në 0. Po ashtu i kërkohet Qeverisë që pa vonesa të procedohet me gazifikimin e Kosovës. Të hapen mundësitë që të investohet në energji solare”, tha Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara