Sindikata e Policisë: Të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë, të marrin dënimin e merituar

14:30 | 11 Janar 2022

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas rastit të sulmit ndaj policëve në Suharekë, ku një i dyshuar për dhunë në familje, kishte sulmuar zyrtarët policorë gjatë intervenimit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, nga kjo sindikatë kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë së Kosovës të veprohet sipas ligjit.

Komunikata e plotë:

Të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë, të marrin dënimin e merituar!

Gardian për mbrojtjen e Republikës së Kosovës brenda kufijve shtetëror janë Policia e Kosovës, të cilët me përkushtim maksimal duke zbatuar të gjitha Ligjet dhe Autorizimet Policore, janë në gatishmëri 24 orë pa ndërprerë për të mbrojtur dhe ruajtur jetën, pasurinë, rendin dhe qetësinë publike.

Prandaj kushdo që sulmon Policinë e Kosovës ka sulmuar Shtetin e Kosovës dhe kjo duhet të konsiderohet si vepër e rëndë penale.

Sulmet ndaj zyrtarëve policor janë shpeshtuar, kjo ndodh nga persona të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale e të cilët sillen vërdallë përkundër asaj që do të duhej të ishin prapa grilave për veprat të ndryshme penale të kryera më parë.

Një rast i tillë ndodhi me datë 10.01.2022 në Suharekë, ku nga një i dyshuar për dhunë në familje, recidivist i veprave penale, gjatë intervenimit sulmohen zyrtarët policor të cilët marrin lëndime të rënda trupore.

Prandaj, për këtë rast dhe për shumë raste tjera të sulmit ndaj zyrtarëve policor, kërkojmë nga organet e drejtësisë që për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë së Kosovës të veprohet sipas Ligjit.

Veprimet e organeve të drejtësisë në bazë të ligjit dhe sanksionimit të të gjithë atyre që sulmojnë policin do të ishte preventivë për parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara