Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka kundërshtuar fuqishëm largimin e minatorëve grevistë nga puna.
Përmes një komunikate për media, thuhet se kjo gjë cenon rëndë demokracinë dhe lirinë e shprehjes, përcjell Arbresh.info
“Sindikata e Re e Korporata Energjetike e Kosovës shprehë fuqishëm kundërshtimin e saj ndaj largimit të kryetarit dhe anëtarëve minatorë grevistë nga puna. Ky veprim i papranueshëm jo vetëm është antiligjor dhe antikushtetues, por gjithashtu cenon rendë demokracinë dhe lirinë e shprehjes së vullnetit për të drejtat e punëtorëve”.
“Në një kohë kur punëtorët po luftojnë për të drejtat e tyre, vendimi i Menaxhmentit të Trepçës të largojë grevistët nga puna është i papranueshëm. Ligji dhe kushtetuta e Republikës së Kosovës garantojnë të drejtën e punëtorëve për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të zhvilluar greva”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Re KEK deklaron se ky veprim është një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe është në kundërshtim me vlerat demokratike të vendit tonë.
“Ne kërkojmë që urgjentisht Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bordi i Trepçës të marrin masa të menjëhershme ndaj ketij menaxhmenti deshtues dhe destabilizues. SR KEK kërkon që grevistët e suspenduar të rikthehen në punë menjëherë dhe të respektohen të drejtat e tyre kushtetuese. Po ashtu, nekërkojmë një hetim të pavarur për këtë ngjarje dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për këtë vendim të padrejtë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...