Lideri i Listës Serbe, Slavko Siimiq, ka thënë se nuk do të lejojnë kurrë që në Kushtetutën e Kosovës të bëhen ndërrimet e nevojshme për t’u shndërruar Forca e Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Ai ka thënë se edhe nëse transformimi ndodh me anë të ligjit, serbët kurrë nuk do të lejonin që ushtria të futet në veri.
Shimiq, ka pohuar se serbët në Kosovë për ushtri ushtarake e njohin vetëm KFOR-in, shkruan gazeta serbe Blic, transmeton Klan Kosova.
“Projektligji i Thaçit lejon transformimin në ushtri klasike me shërbim ushtarak. Ne e njohim vetëm KFOR-i dhe serbët kurrë nuk do të lejojë të hyjë ushtri në veri të Kosovës. Ne nuk pranojmë që të ndryshojë Kushtetuta”, ka deklaruar Simiq.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë