Si shkak i bombole gazi, kaplohet nga flaka një shtëpi në Obiliq

23:35 | 13 Janar 2021

Një shtëpi në Obiliq, është kapluar nga zjarri.

Pas rastit menjëherë është lajmëruar policia dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Po ashtu mësohet se nga ky incident nuk ka të lënduar.

Shkaktari i zjarrit sipas lexuesit, ka ardhur nga një bombolë gazi brenda shtëpisë.

Duhet kujtuar se si pasojë e një boce plini në Ferizaj, dhjetra persona mbetën të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara