Në klinikat e QKUK-së, sipas Sindikatës së Infermierëve, ka mungesë të infermierëve.
Thonë se vetëm në Onkologji, për 15 pacientë përkujdeset një infermiere.
Për 15 pacientë të institutit Onkologjik përkujdeset vetëm një infermiere.
Mungesë të stafit të mesëm ka edhe në klinikën e Infektives dhe në Ortopedi, madje në Radiologji ka shtatë vjet që nuk është punësuar asnjë infermier, ndërsa 9 pozita të tilla janë liruar, por nuk janë zëvendësuar.
Përfaqësuesi i sindikatës së QKUK-së thotë se është e pamundur të arrihet cilësia e shërbimeve me pak infermierë.
“Një sallë e cila është me 20 pacient aty janë vetëm dy infermier duke marrë terapinë dhe është e pamundur që të ketë shërbim të mirë për ata pacient, aty janë dy salla dhe kjo është shumë e pazakontë”, tha Agron Kryeziu, nënkryetar i Sindikatës së QKUK-së.
Infermierët që përballen me fluks të madh të pacientëve në QKUK, e konfirmon edhe Oda e Infermierëve të Kosovës.
“Ka dy vite që QKUK nuk i ka zëvendësuar vendet e lira, ato që kanë dalë në pension. E kam dëgjuar se drejtori në Ortopedisë i cili ka thënë se ka nevojë edhe për 20 infermierë”, ka thënë Naser Rrustemi, kryetar i Odës së Infermierëve.
Mosha mesatare e infermierëve në QKUK konsiderohet të jetë 53 vjet. Dy konkurset e hapura për infermierë nga QKUK-ja kanë dështuar ndërsa Oda e Infermierëve vazhdimisht kanë bërë kërkesa tek institucionet përgjegjëse për shtim të numrit të infermierëve.
Sipas statistikave të Sindikatës së QKUK-së, Kosova dhe vendet e rajonit kanë nevojë edhe për 5 mijë infermierë të punësuar./rtk
Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo rikthehen në “Big Brother VIP ...
Messi nuk pranon t’i ulet paga te PSG
U konfliktuan për një borxh, shqiptari qëllon 6 herë me armë...
Peja tregon forcën përpara ndeshjeve të “Play-off-it”
Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s ...
Antoneta lë shtëpinë e Big Brother