Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se seanca e rregullt plenare e paraparë për sot në orën 13:00, është shtyrë për të hënën për shkak të vdekjes së sekretares Madeleine Albright.
“Në konsultim me Grupet Parlamentare na u duk më e arsyeshme që për shkak të këtyre zhvillimeve ta zhvendosim këtë për të hënën në orën 10:00”, tha Konjfuca.
Ndryshe presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur nesër (e premte) ditë zie në Kosovë, në kujtim të sekretares së Shtetit, Madeleine Albright e cila ndërroi jetë dje në moshën 84 vjeçare. /arbresh.info/
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...