Shtyhet më 2 shtator seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës

10:20 | 23 Qershor 2025
E.G

Është shtyrë për datën 2 shtator seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ndaj të akuzuarve që ishin deputetë në atë kohë, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj.

Arsye e shtyrjes ishte mungesa e të akuzuarve Pal Lekaj e Donika Kadaj, por kjo e fundit erdhi me vonesë në sallën gjyqësore.

Fillimisht e pranishme në seancë ishte vetëm, Albulena Haxhiu, deputete e zgjedhur e legjislaturës së 9-të të Kuvendit dhe njëherësh ministre në detyrë e Drejtësisë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale