Shpallja e konkursit për pranim të studentëve në Universitetin e Prishtinës, sivjet do të bëhet me vonesë ashtu si në vitin e kaluar.
Por këtë vit shkaktar nuk është pandemia por Agjencia e Kosovës për Akreditim që nuk ka marrë ende vendim për programet që UP i ka në proces të akreditimit dhe ri-akreditimit.
Megjithatë javën që vjen një njoftim do të bëhet për kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës derisa në fund të muajit gusht do të jetë konkursi, njofton KlanKosova.
E këshilli drejtues i Agjencisë së Akreditimit pritet të takohet më 21 korrik.
Kryesuesja e kësaj trupe Hasnije Ilazi, tha se në datën e paralajmëruar do të mundohen të marrin vendim për të gjitha programet derisa bëri të ditur që para kësaj date nuk mund të takohen pasi njëri nga anëtarët ndërkombëtarë nuk do të mund të jetë i pranishëm.
Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropia...
Bad News Eagles ka pësuar humbje ndaj ekipit polak 9INE
Bora mbulon Thethin, temperatura deri në -19 gradë
Bilanci i tërmeteve kalon 7 mijë viktimat, solidarizohet edh...
Shumë pacientë, pak infermierë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mb...