Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve parandaluese dhe ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor, Njësit patrulluese të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në këtë fillim viti kanë shtuar aktivitet e tyre.
Gjatë kësaj kohe njësit policore të kësaj njësia kanë patrulluar pa ndalë në zonën e tyre të përgjegjësisë, janë mbajt shumë pika kontrolli dhe për kundërvajtësit janë shqiptuar gjoba.
“Gjatë kësaj kohe, pra nga 01 Janar 2023 deri më datë 18 Janar 2023 nga njësit patrulluese te Njësisë Rajonale të komunikacionit Rrugor në Prizren, kanë shqiptuar 1257 gjoba të trafikut, janë konfiskuar 11 (njëmbëdhjeta ) patentë shofer dhe 5 (pesë) ngasësve iu vazhduar masa e konfiskimit të Patentë shoferëve.
Ju informojmë se me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik, Njësisë Rajonale të komunikacionit Rrugor në Prizren nga dt.18.01.2023 është pajisur edhe me tablet, të cilët do të jenë të kyçur online në data bazat policore dhe do të përdoren nga patrullat në terren për verifikimin e dokumenteve, personave dhe automjeteve”, ka njoftuar policia./arbresh.info
Reagon Sveçla për sulmin ndaj policisë në veri: Grupet krimi...
Xhudistja Flaka Loxha, e shtata në Grand Prix “Almada 2023” ...
Shtatë të vdekur nga një sulm me armë në një sinagogë në Jer...
Petkoviq: Askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin marrëv...
Dhurata Dora publikon bashkëpunimin me Inna dhe Stefflon Don
Serbia bëhet Irani i Evropës nëse s’e pranon marrëveshjen me...