Policia e Kosovës njofton se me datën 06.01.2025 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të Shtimes një person gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri.
Në njoftimin për media thuhet se pas hetimeve është arritur të identifikohet i dyshuari J.R 53-vjeçar i cili është ftuar në stacionin policor, përcjell Arbresh.info.
“I dyshuari ka pranuar se me datën 26.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar. Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë). Ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” & “Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim./Arbresh.info

‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...