Një person është arrestuar në fshatin Vaganicë të Mitrovicës pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy gëzhoja, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, i dyshuari është liruar pas intervistimit.
“Fsh. Vaganicë, Mitrovicë / 08.09.2024-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy gëzhoja. Pas intervistimi me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë ssë Kosovës./Arbresh.info
Vonesat në konstituimin e Kuvendit, Rohde: Veprimi i shpejtë...
Një 65-vjeçare humb jetën dhe katër persona plagosen në një ...
Avokati i Popullit kërkon shtyerjen e shtrenjtimit të rrymës...
Abdixhiku takohet me Plenkoviq: Rrugëtimi euroatlantik kroat...
Hajdari flet për shpërthimin në veturë: Konsideroj se lidhet...
Atentati ndaj veturës së tij, Osman Hajdari shihet i tension...