Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se nga dritarja e shtëpisë së tij ka shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, janë siguruar edhe video incizimet nga rasti, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Rr. Ibrahim Fehmiu, Prishtinë 14.06.2025 – 00-:10. I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe video incizim si dëshmi e të shtënave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë