Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, raporton Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, nga të shtënat me armë zjarri është goditur vetura në të cilën ndodheshin të dyshuarit ndërsa nuk raportohet për të lënduar, shkruan Arbresh.info.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma me 17 fishekë.
“Gjakovë /24.02.2025-16:24 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat, ndërsa lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë